0 ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama ndaj policisë së shtetit të cilës i kërkoi që të zbulojë sa më parë çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, ende nuk kemi asgjë të dhënë zyrtare prej të shumëkërkuarit. I pyetur sot nga gazetarët, Rama tha se përgjigjja pak a shumë dihet, por se policia duhet ta mbështesë në prova. Më tej Rama shtoi se do ta kemi përgjigjen zyrtarisht shumë shpejt.
“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.