Escobar dhe Lajçak kërkojnë nga Vuçiqi dialog konstruktiv me Kosovën

Escobar dhe Lajçak kërkojnë nga Vuçiqi dialog konstruktiv me Kosovën

I dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitës tre ditore në Kosovë e kanë vazhduar vistën e tyre në Serbi si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e procesit të dialogut.

Escbar dhe Lajçak janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, të cilit i bartën meszhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Mediat në Serbi raportojnë se Escobar dhe Lajçak kanë shprehur mbështetjen e tyre për vazhdimin e një dialogu konstriuktiv si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajçak ka potencuar se BE-ja dhe SHBA-ja punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në BE. Ai ka shtuar se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara.

Kurse, presidenti Vuçiq ka kritikuar palën kosovare duke thënë se janë një pengesë e madhe për dialogun.

“Për provokime të njëanshme dhe pritje joreale nga ndërmjetësit në dialog”, ka thënë ai.

Vuçiq i ka thënë Escobarit dhe Lajçakut se Serbia është e gatshme që ta vazhdojë dialogun.

Related Articles