I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe një herë ka theksuar se SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.
Escobari gjatë konferencës për media ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Escobar.
Tutje ai ka shtuar se “jeni evropianë, jeni ekonomikisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë Escobar, ndërsa ka premtuar përkrahjen e plotë të SHBA-së. /Gazeta Enigma/