Amerika pret që të shtunën në Ohër, të ketë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
Këtë e ka thënë ambasadori i këtij shtetit në Kosovë, Jefrrey Hovenier, gjatë një takimi që pati sot me drejtues mediesh dhe gazetarë.
Ai ka shtuar se plani evropian, që ka mbështetjen e vendit të tij, është marrëveshja më e mirë që mund t’u ofrohet palëve për momentit.
Sipas tij, nuk pritet që ShBA-ja ose ndonjë palë tjetër të ofrojë ndonjë propozim tjetër për ujdi mes Kosovës e Serbisë, nëse kjo aktualja dështon.
Hovenier ka thënë po ashtu se palët duhet ta shfrytëzojnë momentumin dhe të pajtohen për marrëveshje, duke qenë në dijeni për fokusin e madh që janë duke e shfaqur Amerika, BE-ja dhe shtetet si Franca, Gjermania e Italia, krerët e të cilave janë direct të përfshira në këtë process.
Sipas ambasadorit, ujdia aktuale parashihet të jetë e përkohshme dhe se SHBA-ja pret, sikur edhe përpara, që në fund të krejt procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të ketë njohjë të ndërsjellë mës këtyre dy shteteve, duke ditur se njëri dhe vendi tjetër kanë aspirate për të qenë pjesë e BE-së, një ditë.
Në pyetjen e Klan Kosova nëse Serbisë do t’i duhet ta heq nga Kushtetuta e saj Kosovën, Hovenier i është përgjigjur duke thëne se në tekstin e marrëveshjes aktuale kjo nuk nënvizohet por kjo mbetet të ndodh gjithsesi në kohën kur bëhen hapa të rinj të njohjes së ndërsjellë.
Po ashtu, pyetjes së televizionit nëse neni 4 i ujdisë, që flet për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare nënkupton ulëse në OKB për Kosovën, Hovenier i është përgjigjur duke thënë se vendi i tij pret që palët ta respektojnë atë që e pranojnë, që i bie të mos e pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësime në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-së.
Sipas tij, kushdo që e shkruan në google termin organziatë ndërkombëtare, opsioni i parë dhe më i theksuar që i del është OKB-ja.