Në fare pak orë, Shqipëria do të gjendet përballë spanjollëve, në lojën vendimtare për rrugëtimin e saj në Euro 2024.
Kuqezinjëve i’u konvenon vetëm fitorja nga kjo ndeshje, për të pasur mundësi për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.
Para lojës, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se në këtë lojë nuk ka asgjë për të humbur, por vetëm duhet të luahet e shijohet deri në fund ky moment magjik që kanë krijuar vetë lojëtarët.
“Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO2024-ës”, është shprehur Rama. /Gazeta Enigma