Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Italinë në Dortmund të Gjermanisë, në kuadër të Kampionatit Evropian.
UEFA bashkë me autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifoz shqiptarë që të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro2024.
Ndërkaq kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.
Sipas burimeve të ESPN, ky është kontingjenti më i madh udhëtues i çdo kombëtareje tjetër, përveç vendit pritës, që është Gjermania.
Ndeshja Shqipëri – Itali do të zhvillohet nga ora 21:00. /Gazeta Enigma