Valbona Kamberi, nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se të jesh pjesëtar i Policisë së Kosovës duhet të kesh shumë vullnet.
Duke folur për familjet e policëve që kanë humbur jetën në detyrë, ajo ka theksuar se në vazhdimësi u kanë qëndruar afër atyre.
“Të jesh pjesëtar i PK duhet të kesh vullnet dhe vision të përballesh me të gjitha rreziqet. Vullneti i tyre ka qenë mbrojtja e qytetarëve të Kosovës dhe kanë qenë të gatshëm të japin jetën për rëndë dhe siguri. Policia e Kosovës ka investu tek ato familje, gjithmonë e kemi pasur parasysh se në ato familje duhet të kujdeset institucioni dhe sindikata”, ka theksuar ajo për emisionin dokumentar “Expose”.
Kamberi ka theksuar se sindikata në vazhdimësi mundohet që t’u ndihmoj në forma të ndryshme, familjeve të pjesëtarëve të policisë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit
“Ne kemi bërë mundësi të ndryshme të donacionit që ato familje të kenë jetë mesatare edhe pse disa nga to janë me kushte të mira ekonomike kurse pjesa tjetër nuk janë. Të gjitha familjet, e gëzojnë të drejtën e pensionit që nuk është shumë i lartë, këto familje marrin rreth 300 euro që nuk janë të mjaftueshme, mirëpo ne gjithmonë kemi qenë në krah të tyre”, tha ajo.