Gjatë ditëve e javëve të fundit është diskutuar me ‘zë të lartë’ gjithandej se skuadra e Prishtinës po kalonte nëpër një situatë aspak të këndshme, ku në qendër të diskutimeve ishin pagat e paekzekutuara për disa muaj në kontot e futbollistëve.
Gjatë periudhës së fundit kishte disa largime nga klubi dhe po ashtu kishte problemet financiare të cilat e kishin rënduar gjendjen e skuadrës më të trofeshme e me traditën më të gjatë dhe më pozitive në futbollit kosovar.
Megjithatë, duket se tashmë gjërat po shkojnë drejt përmirësimit.
Burime brenda klubit bëjnë të ditur se tashmë klubi ka ekzekutuar dy paga për futbollistët e mbetur dhe se atmosfera brenda klubit po ndryshon për të mirë.
Poashtu bëhet e ditur se klubi do të intensifikoj fazën përgatitore, pasi paraprakisht ajo ishte zhvilluar në Prishtinë, ndërsa skuadra me ekspeditën e lojtarëve do të udhëtojë ditën e hënë në Antalia të Turqisë, për fazën më të rëndësishme përgatitore para sezonit pranveror.
???????????????????????????? ????????????????????????????̈???????????? ???????????? ????????????????????????̈???????????????????????? ???? ????????????????????????????̈ ???????????? ???????????? ????????????????????̈???? ???????????? ???????? ????????????????????????????????????̈???? NLB Banka, njëra ndër bankat më të…Posted by FC Prishtina on E enjte, 13 janar 2022
Kujtojmë që ditë më parë Prishrtina nënshkroi vazhdimin e kontratës me NLB BAnkën, në kuadër të bashkëpunimit që e ka përcjellur ndër vite.