Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, ndër të tjera, foli edhe rreth thënies “‘Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Ai u shpreh se kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar.
“Kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar, mirëpo ne e dimë që feja e shqiptarit është feja islame, është feja ortodokse, është feja katolike, është feja protestante”.
“Pra, feja e gjermanit nuk është Gjermani, por është feja që i përkasin, as feja e amerikanëve nuk është Amerika, por e kanë fenë që i përkasin”, u shpreh Tërnava.