Feran Torres dështon te Barca, spanjollët e nxjerrin në shitje

Feran Torres dështon te Barca, spanjollët e nxjerrin në shitje

Vetëm 1 sezon pasi u transferua nga Manchester City te Barcelona, anësori spanjoll i sulmit të “katalanasve”, Ferran Torres duket se nuk ia ka “mbushur mendjen” teknikut Xavi dhe sipas mediave spanjolle 23-vjeçari është në listën e lojtarëvë që do të largohet në merkaton e verës.

Sipas prestigjiozes spanjolle, AS, Torres do të shitet më pak seç u ble 1 vit më parë, kjo për shkak të performancave të tij tejet të dobta, ku në 27 paraqitje gjatë këtij sezoni të La Liga ka shënuar vetëm 4 herë dhe ka vetëm 1 asistim, duke e ulur goxha vlerën e tij në tregun e merkatos.

Kujtojmë se, Barcelona pagoi plot 55 milionë euro për kartonin e Torres në dimrin e vitit 2022 në arkat e Manchester City, mirëpo në këtë merkato vere që po afron “katalanasit” janë të gatshëm të pranojnë transferimin e 23-vjeçarit për vetëm 25 milionë euro.

Related Articles