Ferizaj befason Dritën, barazojnë Llapi dhe Prishtina

Ferizaj befason Dritën, barazojnë Llapi dhe Prishtina

Kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë.

Ferizaj ka befasuar vendin e parë të tabelës, Dritën, duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht në epërsi doli Ferizaj Antonio Ilieskit në minutën 48’, ndërkohë që Drita barazoi në minutën 81’ me golin e Veton Tushës.

Megjithatë, gëzimi i “Intelektualëve” nuk zgjati shumë, pasi Fatjon Jusufi realizoi golin e fitores, vetëm një minut më pas.

Skuadra tjetër nikoqire, Llapi, doli në epërsi qysh në minutën 18’ me golin nga pika e bardhë të ekzekutuar nga Ardit Tahiri.

Prishtina arriti ta nxjerrë një pikë me golin e Leotrim Kryeziut në minutën 69’ të pjesë së dytë.

Drita dhe Ferizaj vazhdojnë të mbeten në pozitat 1 dhe 4, ndërsa Prishtina dhe Llapi në pozitat 6 dhe 7, por me pikë të njëjta. /Gazeta Enigma

Related Articles