Ferizaj – Prishtina, formacionet zyrtare

Ferizaj – Prishtina, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Prishtina është mysafire e Ferizajt në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i trajnerit Jean-Michel Cavalli synon fitoren e parë  në këtë sezon, pas barazimit në javën e parë me Suharekën dhe shtyrjen e ndeshjes së javës së dytë ndaj Dritës.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit ka fituar ndeshjen e parë dhe ka barazuar të dytën, teksa pret të vazhdoj me rezultate pozitive edhe ndaj Prishtinës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

FerizajJovanovski; Gligorov, Imanovic, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; Syla, Jusufi, Kurtaj; Haxhimusa;

PrishtinaNika; Limani, Boueye, Ajdini; Bytyqi, Salihu, Islami, Gallapeni; Llugiqi, Krasniqi; Akinbule;

Related Articles