Feronikeli ’74 ka vendosur që të tërhiqet nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës, e një gjë e tillë, do ndikoj edhe në pikët e klubeve tjera që garojnë në Superligë, shkruan Gazeta Enigma.
Duke iu referuar Rregullores së garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës, bëhet me dije se në rast të përjashtimit ose tërheqjes së ndonjë ekipi dhe kjo ndodh pasi ekipi ka kryer më pak se 50% të ndeshjeve të planifikuara, do të shpallen të pavlefshme të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takimet direkte më të.
Si rrjedhojë, kjo do të jetë tabela e Superligës së Kosovës, pas tërheqjes së Feronikelit ’74.
Malisheva 18 pikë (-1 pikë) Drita 17 pikë (-1 pikë) Ballkani 16 pikë (-3 pikë) Suhareka 14 pikë (-3 pikë) Prishtina 13 pikë (-3 pikë) Llapi 11 pikë (-4 pikë) Gjilani 10 pikë (-3 pikë) Dukagjini 8 pikë (-3 pikë) Ferizaj 8 pikë (-6 pikë) / Gazeta Enigma/