FFK fton tifozët për mbështetje masive, bënë thirrje edhe për respekt ndaj Turqisë

FFK fton tifozët për mbështetje masive, bënë thirrje edhe për respekt ndaj Turqisë

Federata e Futbollit e Kosovës pak orë para ndeshjes Kosovë-Turqi u ka bërë një thirrje tifozëve që të jenë pjesë aktive e atmosferës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke theksuar se përkrahja e tyre mund të luajë rol kyç në motivimin e lojtarëve, raporton Gazeta Enigma.

FFK përmes një postimi në “Facebook”, thekson se kjo ndeshje përfaqëson një mundësi unike për të qenë një hap më afër kualifikimit në Kampionatin Botëror, një arritje që për vite me radhë ka qenë ëndërr për vendin.

“Stadiumi nuk është teatër, por një arenë ku të gjithë duhet të kontribuojmë. Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në çdo moment të ndeshjes,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, FFK ka kërkuar respekt maksimal ndaj Turqisë, veçanërisht gjatë intonimit të himnit, duke nënvizuar rëndësinë e fair-play-it dhe vlerave sportive.

Federata shton se kjo sfidë nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një mundësi për të prezantuar Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe për të forcuar identitetin sportiv të vendit.

Related Articles