Tashmë ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshet kryesore të Prishtinës.
Vetëvendosje po proteston kundër themelimit të Asociacionit.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë nisur bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me disa prej ministrave të Qeverisë Kurti, këshilltar të kryeministrit e presidentës si dhe kryetarët e partive opozitar.
I zëshëm për këtë protestë është edhe Sadri Ramabaja, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai para pak çastesh ka lëshuar një paralajmërim për protestën kundër themelimit të Asociacionit. Ramabaja tha se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon.
Ai e ka quajtur Asociacionin një “instrument të Beogradit”.
“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, shkruante ai.