Një ndeshje e zjarrtë është zhvilluar sonte mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Ndeshje kjo që solli shumë gola, e që ndezi përkrahësit e te dyja skuadrave.
Kjo finale e Superkupës së Spanjës përfundoi me rezultat 2 me 5, në favor të katalunasëve.
I pari që shënoi në këtë ndeshje ishte Kylian Mbappe, duke dërguar skuadrën në epërsi.
Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, pasi menjëherë pas disa minutash, kundërshtarët e madrilienëve e kthyen rezultatin, madje dolën në epërsi prej 3 golash.
Pas fillimit të pjesës së dytë, Szczesny shënoi në minutën e 56-të, golin e pestë për skuadrën.
Ndërkaq në minutën e 60-të, Rodrygo shënoi për Realin nga një faul. /Gazeta Enigma
Tags:
You can share this post!