Fitore minimale e Man United, Aston Villa e dominoi takimin

Fitore minimale e Man United, Aston Villa e dominoi takimin

Manchester United më shumë vështirësi ka arritur që të kualifikohet tutje në rrethin e katër të FA Cup pasi që mposhti Aston Villën me rezultat minimal 1-0. Goli i McTominay në minutën e tetë e vendosi këtë ndeshje të cilën e dominoi Aston Villa por që ishin të pafat për të barazuar rezultatin

Një fitore e vështirë për Manchester United në Old Traforrd sonte, me Djajtë e Kuq që mezi kaluan në rrethin tjetër duke fituar me rezultat 1-0 këtë ndeshje.

Ndeshja filloi shumë më mirë për Manchester United që ishin më kërkues në minutat e parë të takimit.

Fred bëri një krosim të mirë në zonë e ku aty ishte Scott McTominay që shënoi në minutën e tetë të ndeshjes.

Manchester United1 0 Aston Villa

Aston Villa pati mundësi që të kthehet shpejt në lojë por në minutën e 13 Emiliano Buendia për pak sa nuk përfitoi nga një situatë dhe topi mund të kishte përfunduar në rrjetën e United.

Watkins do të godiste shtyllën në rastin më të mirë të Aston Villës në minutën e 30. Më parë ai kishte rrezikuar edhe dy herë po ishte de Gea ai që ia mohoi golin atij, shkruan GazetaExpress.

Dy minuta më vonë Ramsey prapë nuk arriti që ta shfrytëzonte një pas të mirë që kaloi pothuajse në vijën fatale të de Gea.

Minutat e fundit ishin më të mirë për United që e kontrolluan lojën dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë ishte vetëm një skuadër në lojë, ajo Aston Villës.

Skuadra e Steven Gerard sulmoi shumë më shumë, madje edhe arriti që të shënoi por golat e tyre u anuluan për pozitë jashtë loje.

Danny Ings do të shënonte gol për Villan në minutën e 51-të por që pas rishikimit të VAR pasi që më parë ishte shkaktuar faul në Cavanin.

Watkins do të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 60-të por ai ishte shumë thellë në offside, për t’u anuluar edhe ky gol.

United ngjallët paksa në minutën e 70, ku një goditje e Greenwood nga afërsia pritet nga Emmiliano Martinez.

Villa vazhdoi të bënte presion edhe në minutat e fundit të ndeshjes por që pa sukses.

Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë por që nuk mjaftuan për djemtë e Gerard që ta barazojnë rezultatin dhe skuadra e United është në rrethin e katër të FA Cup ku do të përballet me West Ham.

Related Articles