Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka takuar strukturat dhe mbështetësit e kësaj partie në nëndegët Arbanë dhe Jeta e Re.
Në një postim në Facebook, Kransiqi thotë se këta përkrahës të PDK-së dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit pa dallim janë mobilizuar për ta mbështetur Shaqir Totajn në garën e balotazhit.
“Qytetarët e Prizrenit janë bërë bashkë për ta mbështetur Shaqir Totajn, për t’i dhënë fund qeverisjes degraduese 4 vjeçare në Prizren, e për ta jetësuar vizionin e programin tonë për qeverisje gjithëpërfshirëse, zhvillimore, të hapur dhe transformuese. 14 nëntori do të jetë datë historike për Prizrenin, datë që do të shënoj pikënisjen e ndryshimeve rrënjësore pozitive, në këtë komunë emblematike.”, thekson Krasniqi.