Flet ish-këshilltari i Thaçit për seancen e sotme

Flet ish-këshilltari i Thaçit për seancen e sotme

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla duke folur për paraqitjen e dëshmitares së parë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se dëshmia e sotme ishte shumë hermetike

“Kësaj radhe çka ra në sy ishte tepër hermnetike, ishte e shurdhër edhe e verbët. Ishte një seancë që në këtë mënyrë bën që publiku të mos jetë i informuar, të mos ketë një transparencë se ç’po ndodh prapa atyre filtra që po i bëjnë”, ka thënë Syla

“Ne mund të mos e dijmë emrin, mund të mos e shohim fytyrën e dëshmitarit por së paku ngjarjen do të ishte mirë që ta shikojmë e ta dijmë pse po bëhet kjo Gjykatë, të jetë më transparente”, ka shtuar ai.

Syla ka adresuar kritika tjera ndaj Specialës duke thënë veç të tjerash se Gjykata operon me një ngadalësi të breshkës.

“Këta edhe ashtu i transmetojnë me 40 minuta ose 35 minuta vonesë. Gjatë kësaj kohe ata e prejnë shiritin ku ata konsiderojnë se nuk duhet të jetë në dijeni publiku i gjerë dhe kjo tregon se sa hermetike, sa e mbyllur është. Dhe kjo është një pratikë e re dhe si duket kjo gjykatë do të hyjë në analet e gjyqësisë me shumë veçori, është një precedent i paparë më parë. Operohet me ngadalësi breshke”, shtoi ai në Tëvë 1.

Related Articles