“Forcat ruse po rigrupohen për ta sulmuar Donbasin”, thonë autoritetet ukrainase

“Forcat ruse po rigrupohen për ta sulmuar Donbasin”, thonë autoritetet ukrainase

Këshilltari presidencial në Ukrainë, Segey Nikiforov, tha për BBC-në se trupat ruse, që janë larguar nga rajoni i Kievit, janë dërguar në Bjellorusi për t’u përgatitur që ta rinisin një ofensivë në lindje të Ukrainës.

“Ata po tërhiqen nga veriu. Tani po i përqendrojnë përpjekjet e tyre për ta sulmuar lindjen, për ta rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, tha ai.

Më herët, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e jugut dhe lindjes së Ukrainës. / Gazeta Enigma.

Related Articles