Kurti: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Kurti: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.

Sipas tij, ky takim më pastaj do të mund të tregojë se kur do të priten takime tjera.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel në ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles