Ftesa nga Prokuroria Speciale, Kurti: Një ndër veglat e fundit të opozitës

Ftesa nga Prokuroria Speciale, Kurti: Një ndër veglat e fundit të opozitës

Kryeministri Albin Kurti më në fund ka folur pak për ftesën nga Prokuroria Speciale si dëshmitarë, duke thënë se kjo është “një ndër veglat e fundit e opozitës”, në tentim për ta sabotuar atë.

“Po tentojnë të na sabotojnë përmes Prokurorisë Speciale. E kanë gabim, e kanë pa që e kanë gabim, sepse ne jemi ta pa korruptueshëm e të pa shantazhueshëm, në çdo kohë dhe situatë”, tha Kurti.

“Këto veglat e fundit , që disi ende i kanë në dorë, do të marrin fund më 9 shkurt, pasi qytetarët duan ndryshime më të thella. Prandaj ka shumë zhurmë në studio televizive, sepse zori është i madh”, tha tutje ndër të tjera Kurti, teksa po bën prezantimin e deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. /Gazeta Enigma

Related Articles