Gashi paralajmëron edhe hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit

Gashi paralajmëron edhe hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar edhe hetim parlamentar për rastin e skandalit të vajit dhe grurit.

“Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”, tha ai.

Reagimi i plotë:

Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore, përkatësisht me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore.

Në këtë kontekst, LDK me fillimin e sesionit vjeshtor do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore. /Gazeta Enigma.

Related Articles