Gashi: Sot do të dalin para gjykatës tre të arrestuarit për rezervat shtetërore

Gashi: Sot do të dalin para gjykatës tre të arrestuarit për rezervat shtetërore

Avokati Tomë Gashi, mbrëmë ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Sa i përket arrestimeve, unë Ridvan Muharremin e njoh shumë mirë, nuk mund të them se a është i implikuar, e njoh si biznesmen”.

Për të arrestuarit për rezervat shtetërore, Gashi thotë se ka njohuri se për sot do të dalin para gjykatës.

“Ditën e nesërme do të vendoset për një masë a po jo. Do të dërgohen në gjykatë, që është procedurë e rregullt dhe do të shohim se çfarë fakte ka prokuroria. Prokuroria shpeshherë në raste të caktuara, fillimisht e arreston dikë e pastaj e heton”, tha ai mbrëmë në Klan Kosova.

Related Articles