Gërvalla: Dy vite më parë qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe votuan kundër keqqeverisjes

Gërvalla: Dy vite më parë qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe votuan kundër keqqeverisjes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla–Schwarz, në dyvjetorin e zgjedhjeve të fundit nacionale, vlerëson se sundimi i ligjit në çdo cep të vendit, sovraniteti i vendit dhe reformat e thella janë busulla e fitores së 14 shkurtit 2021.

Në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla–Schwarz po ashtu shprehet se “më 14 shkurt 2021, qytetarët e Republikës së Kosovës, të rinj e të moshuar, gra dhe burra, në Kosovë dhe në mërgatë, në një referendum të vërtetë me votën e tyre masive zgjodhën ndryshimin dhe votuan kundër keqqeverisjes, sidomos të dekadës së fundit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, degradimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, nepotizmit, punësimeve të paligjshme, degradimit të imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, qorrsokakut të rrezikshëm në dialogun me Serbinë, eksperimenteve të rrezikshme me sovanitetin e vendit e deri tek idetë për shkëmbime territoresh dhe ndryshime kufijsh”.

Related Articles