Gërvalla i del në mbrojtje ministrit Peci: Guximtar dhe mendjemprehtë

Gërvalla i del në mbrojtje ministrit Peci: Guximtar dhe mendjemprehtë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, i doli në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, raporton Gazeta Enigma.

“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, deputetja Ganimete Musliu, i tha Pecit se do të ballafaqohet me të në gjykatë, e pastaj i tha rrugaç e idiot dhe i hodhi ujë.

E Peci ia ktheu Musliut duke i thënë se nuk do të ketë hajni më për shokët e deputetes Musliu.

E ushtruesja e detyrës së kryetarit të Listës Guxo, Donika Gërvalla Schwarz, e mbrojti Pecin duke thënë për të se është imun ndaj provokimevë.

Related Articles