Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i cili mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri më 1 shtator vendimin për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime.
Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se faktet mbeten fakte dhe se ky shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.
“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla