Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron në Izrael.
Disa foto dhe pak detaje nga vizita e Gërvallës në Tel Aviv i ka publikuar sot biznesmeni izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë atje.
“Vizita e parë e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj, Gervalla Schwarz në Izrael”, shkroi Roznek.
Ai tregoi për një takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv.
“Takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/