Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gërvalla dhe të Bosnje Herzegovinës, Bisera Turkoviq.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ky ishte është një takim i frytshëm.
“Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka shkruar Xhaçka. / Gazeta Enigma.