Gjashtë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjashtë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar gjashtë vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga 12 mijë e 259 testime, dy mijë e 590 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa dy mijë e 952 pacientë janë shëruar.

Kosova ka 33 mijë e 538 raste aktive, ndërsa pozitiviteti i rasteve është 21.12 përqind.

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë dy mijë e 563 persona, ndërsa doza të administruara në total janë mbi 1 milion. /Gazeta Enigma/.

Related Articles