Gjenden katër granata dore në Kërpimeh të Podujevës, Policia i evakuon banorët dhe i largon

Gjenden katër granata dore në Kërpimeh të Podujevës, Policia i evakuon banorët dhe i largon

Katër granata dore të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se janë evakuuar banorët dhe se pastaj njësitet përkatëse i kanë larguar në mënyrë të sigurt këto mjete.

“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete  të dyshimta të pashpërthyera. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia  ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles