Identifikohet 21-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Identifikohet 21-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Një 21 vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Viktima ishte raportuar i zhdukur nga data 28 dhjetor.

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha Zaiti./GazetaEnigma

Related Articles