Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në Klinë.
Për Gazetën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës. Ai tha se me rastin po merret policia.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi
Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen akoma./Gazeta Enigma/