Një burrë është arrestuar në Gjilani pasi dyshohet se ka kanosur një femër përmes telefonit, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se përmes telefonit e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma/