Gjilanasi arrestohet pasi tentoi t’i sulmoj babanë, nënën dhe motrën

Gjilanasi arrestohet pasi tentoi  t’i sulmoj babanë, nënën dhe motrën

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se i ka fyer dhe u është vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij.

Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar baban, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles