Gjilani dhe Dukagjini barazojnë pa gola

Gjilani dhe Dukagjini barazojnë pa gola

Në Stadiumin e Qytetit, në Gjilan, skuadra nikoqire Gjilani, ka barazuar me Dukagjinin, përkundër dominimit të lojës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Të besuarit e Ismet Munishit pas pushimit dy javor kanë kërkuar fitoren e radhës, dhe pikë të plota, porse mysafirët nga Klina kanë qenë mjaft të vënmmëndshëm që të mos lejojnë të pësojnë.

Në fakt Gjilani e ka dominuar lojën si në pjesën e parë ashtu edhe të dytë, por pa konkretizim, me disa mundësi shumë të mira për të shënuar.

63′ Torassa (Gjilani) gjuan fuqishëm por shtylla shpëton bardhegjelbërit, si dhe ai i muntës 73′ kur Dabiqaj (Gjilani) humbet mundësi të artë, dhe nga afërsia nuk arrinë ta dërgoj topin në rrjetë. Porse edhe mysafiret kishin rastet e tyre nga kundersulmet, por qe mbeten te pakonkretizuara.

Në fund, Bujar Shabani i Dukagjinit ndëshkohet me karton të kuq.

Në minutën e 74-të, Mulaj ishte përballë me Koliqin, mirëpo anëtari i mysafirëve gjuajti jashtë portë.

Në minutat e mbetur, Dukagjini mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Bujar Shabani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+1.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh. 

Related Articles