Gjilani ka vazhduar vazhdën e fitoreve, duke shënuar tre gola kundër Llapit, shkruan Gazeta Enigma.
Sabit Bilali e shënoi golin e parë për skuadrën e Debatik Currit në minutën e 47-të. Dhjetë minutë më pas, Mevlan Adili shënoi gol të bukur nga afërsia për 2:0. Ai u asistua nga Armend Thaqi.
Senad Jaroviq e shënoi golin e tretë në minutën e 87-të.
Llapjanët nuk ia dolën të japin asnjë gol gjatë 90 minutave.
Ndërkohë barazim pati në ndeshjen e dytë të sotme, Prishtina dhe Ferizaj.
Mario Ilievski e shënoi golin e epërsisë për Prishtinën në minutën e 51-të. Nëntë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat me golin që e realizoi Jakup Berisha nga penalltia. Prishtinës iu anuluan edhe dy gola për shkak të pozitës jashtë loje./ Gazeta Enigma.
