Gjilani shënon fitore, ‘rrëmben’ lidershipin në tabelë

Gjilani shënon fitore, ‘rrëmben’ lidershipin në tabelë

Ndeshja e javës 11-të e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, mes Sc Gjilanit dhe Feronikelit, është mbyllur me fitoren minimale, por të merituar të vendësve, me të vetmin gol të shënuar nga Krasniqi në minutën 64′, për epilogun përfundimtar Gjilani – Feronikeli 1:0, shkruan Gazeta Enigma.

Fitorja e skuadrës vendëse u vlerësua e prituar pasi në tërësi e dominoi lojën gjatë gjithë rrjedhës.

Gjilani në pjesën e parë kishte disa raste ideale për të shënuar, kryesisht përmes Krasniqit të disponuar, i cili në minutën 10’, lëshoi një mundësi idele.

I njejti lojtar regjistroi një tjetër mundësi në minutën 23’ të cilën sërish e “shpërdoroi” duke e lëshuar nga dora, pasi dështoi nga afërsia.

E pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Gjilani ishte akoma më kërkuese për golin e avantazhit, të cilin e arriti pikërisht nga Krasniqi në minutën 63’, i cili zhbllokoi rezultatin, duke shënuar nga afërsia me kokë për avantazhin fillestar, 1:0.

Ky gol doli të jetë vendimtar për të u përmbyllur takimi me epilogun e tij me rezultat minimal në favor të skuadrës vendëse, e cila me këtë trepikësh ka marrë kreun e tabelës, së paku deri të dielën kur zhvillohet ndeshja Ballkani – Prishtina, epilogu i së cilës mund të ndryshoj renditjen.

Tabela aktuale:

Related Articles