Gjilani triumfon ndaj Dukagjinit në Kupën e Kosovës

Gjilani triumfon ndaj Dukagjinit në Kupën e Kosovës

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të me Gerhard Prognin pas asistimit të Tomislav Sorsës.

Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 38-të me autogolin e Arbër Prekazit.

Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Elton Cale në fundin e takimit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani kaualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles