Të shtunën policia ka pranuar një informatë për një vdekje të dyshimtë të një gruaje në Hajvali të Prishtinës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës. / Gazeta Enigma.