Fqinjët e kanë gjetur të vdekur një grua në fshatin Reçan të Prizrenit.
Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, përcjell Klankosova.tv.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e tij që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete”, njofton policia.
“Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.