Gjokoviq e fiton çështjen gjyqësore

Gjokoviq e fiton çështjen gjyqësore

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, raportohet se e ka fituar çështjen gjyqësore.

Gjykatësi Kelly gjeti se vendimi për t’ia anuluar vizën ishte “i paarsyeshëm”. Ai ka urdhëruar që Gjokoviq të lirohet menjëherë.

Mediat e huaja raportojnë se Kelly urdhëroi që Gjokoviqit t’i ktheheshin pasaporta dhe të gjitha sendet e tjera personale.

Ky urdhër u shpall në gjykatë të hapur dhe gjykatësi tha se vendimi për anulimin e vizës do të “shfuqizohej”.

Qeveria tani po shqyrton një mundësi të sajën për të anuluar vizën e tij, shkruan Heraldsun.

Gjykatësi deklaroi se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Gjokoviq nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.

Ai kërkoi që nëse qeveria vendos të zbatojë kompetencat që ata kanë deklaruar, gjykata kishte të drejtë të informohej.

34 vjeçari ishte me avokatin e tij kur u dha vendimi. Ai është mbajtur në hotelin Park në Carlton, një objekt paraburgimi që strehon një numër azilkërkuesish.

Tenisti kishte kërkuar që të zhvendosej dhe ti dërgoheshin ushqime vegane, kërkesa që ju refuzuan, kurse tani pritet që të zhvendoset në pjesën e brendshme juglindore të Melburnit.

Fituesi i Grand Slam-it për 20 herë pretendoi se ishte infektuar me COVID-19 në dhjetor dhe kështu kishte të drejtë të përjashtohej nga kërkesa për vaksinim që të hyjë në Australi.

Related Articles