Gjykata Speciale nuk e komenton raportimin për vjedhjen e laptopit të një gjyqtari

Gjykata Speciale nuk e komenton raportimin për vjedhjen e laptopit të një gjyqtari

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë deklarim për raportimin e djeshëm të gazetës franceze “Le Journal du Dimanche” se një gjyqtari të Speciales i është vjedhur një laptop.



Në të thuhet se kishte të dhëna për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një përgjigje për  Gazetën Enigma Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale,   Angela Griep ka thënë se nuk i komentojnë raportin e mediave franceze.

 “Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e mediave franceze të cilit po i referoheni”, ka thënë ajo për Gazetën Enigma.

Për rastin në fjalë thuhet se është lajmëruar edhe policia franceze që sipas gazetës të dyshuarit nuk kanë lënë asnjë shenjë dhe nuk kanë marrë gjë tjetër, pos laptopit.

Related Articles