Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon që prokuroria të përfundojë hetimet

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon që prokuroria të përfundojë hetimet

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.



Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që prokuroria të përfundojë hetimet apo që gjykatësi të vendosë një afat për mbylljen e tyre.

Avokati kryesor në ekipin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Gregory W. Kehoe ka thënë se duhet të procedohet tutje me materialet e paraqitura deri tani.

“Rregulla e parashikon qartësisht se pas një periudhe të caktuar kohore, hetimi duhet të marrë fund, dhe ne po ju kërkojmë edhe njëherë i nderuar gjykatës që t’i jepni fund këtij hetimi që të na lejoni që ta trajtojmë aktakuzën që na është paraqitur neve dhe t’i jepni fund të gjitha këtyre hetimeve anësore, të cilave u është referuar prokuroria në gjashtë muajt e shkuar, kjo nuk mund të vazhdojë në pafundësi, duhet të ekzistojë një afat përfundimtar, duhet të arrihet në një pikë i nderuar gjykatës ku ju si gjykatës i çështjes paragjyqësore duhet të keni informacione që të ja kaloni trupit gjykues për gjykim. Dhe me sa e kuptoj unë nuk jemi afër kësaj çështje, dhe ju kërkoj edhe njëherë i nderuar gjykatës që t’i jepni fund hetimeve të mëtejmë dhe të ecim me materiale që i kemi të paraqitura deri tani”, ka thënë ai.

Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është thënë se do të dorëzojnë dosjen paragjyqësore më 17 dhjetor 2022 por ka shtuar se do të vazhdojnë hetimet.

E lidhur me hetimet e mbrojtjes, avokati Kehoe , ai ka thënë se i kanë filluar ato dhe kanë kontaktuar me dëshmitarë të cilët janë në listën e prokurorisë.

“Kemi filluar hetimet, po flasim e me dëshmitarë kemi kontaktuar dëshmitarë të cilët janë në listën e prokurorisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke i lënë me një anë ato masat e prokurorisë për të pushtuar kampin e mbrojtjes si të themi, unë do të ju them që askush, asnjë nga dëshmitarët nuk ka kundërshtuar që të bëhet pjesë e hetimeve tona pavarësisht që prokuroria u ka thënë të gjithë dëshmitarëve, dhe në mënyrë të padrejtë që nëse kontaktohen në mbrojtje të kontaktojnë ZPS-në në fillim përsëri atak anë pranuar të flasin me ne”, ka thënë ai.

Por, ai ka thënë se njësia e paraburgimit ka kufizuar numrin e njerëzve që shkojnë aty, duke lejuar vetëm dy persona të takojnë një të akuzuar.

Sipas tij, kjo po ndikon negativisht në punën dhe hetimet e mbrojtjes.

Kehoe ka thënë se nëse të akuzuarit do të liroheshin me kusht mbrojtja do të mund të vazhdonte hetimet në mënyrë më të lehtë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Ndërsa avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se hetimet do t’i fillojnë pasi të kenë marrë dosjen paraprake nga prokuroria, e cila pritet të dorëzohet më 17 dhjetor 2021.

“Publiku në Kosovë duan t’i shikojnë që këto procedura të bëhen në mënyrë të drejtë dhe me siguri që po habiten ashtu siç e tha edhe zotëri Kehoe, çfarë mund të bëjë policia më tepër se kaq, ata kanë thënë që do të bëjnë të gjitha gjërat që i keni kërkuar ju dhe kanë paraqitur edhe bazat ligjore mbi të cilat i bëjnë ato, pra duhet ta dini që ne kemi apeluar vendimin tuaj mbi bazën e anshmërisë dhe është e qartë që kjo gjykatë nuk kishte ndërmend aspak që t’u jepte lirinë këtyre personave, lirim të përkohshmen. Nëse ju jeni mbështetur në argumente apo gjëra të cilat nuk janë shprehur në mënyrë eksplicite në parashtrimet e policisë kjo është në mos përputhje me vendimin që ka marrë Gjykata e Apelit që ju urdhëroi juve që t’i pyesni ata në lidhje me çdo gjë që nuk kishit të qartë”, ka thënë ai.

Avokati i Rexhep Selimit, David Yang ka thënë se janë në fazën e hershem të hetimeve dhe e gjithë puna varet nga dosja që do të marrin nga prokuroria.

“Për momentin mbrojtja nuk e ka të qartë se çfarë argumentesh dhe akuzash ka kundër zotëri Selimit, dhe ne nuk kemi informacion, materialet që na jepen kanë shumë redaktime dhe kemi shumë pak material me të cilin mund të punojmë, ndoshta kjo do ë ndryshojë nëse do të ketë material dosja paraprake”, ka thënë ai.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka thënë se konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes do të mbahet me 4 shtator 2022.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes po merr pjesë edhe prokurori i specializuar Xhek Smith, ndërsa të akuzuarit po e përcjellin seancën parmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.kp/

Related Articles