Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon dëshminë John Clarke

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon dëshminë John Clarke

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në gjykimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi dëshminë të mërkurën eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, i cili do të vazhdoj edhe sot. 

Ai ka përshkruar viktimat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka prezantuar me fotografi.

Për disa viktima të shfaqura në ekran, nga Prokuroria, Clarke ka theksuar se kanë vdekur nga plumbi e disa të tjera janë goditur me instrumente të ndryshme që kanë shkaktuar mavijosje.

Pas prokurorisë, pyetjet ndaj dëshmitarit i ka vazhduar mbrojtja e Kadri Veselit. /Gazeta Enigma

Related Articles