Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sancë solemne me rastin e vizitës së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Në një fjalë rasti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka falënderuar Blair derisa i shprehu konsideratën më të larë ish-kryemnistrit britanik.
“Falë kontributit të tij, të presidentit Bill Clinton e të pëfaqësuesve të NATO-s, gjeneralit Clark e shumë përfaqësuesve të tjerë të shteteve demokratike. Falë vendosmerisë së tyre dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndalën gjenocidin e Serbisë”, tha Konjufca.
Menjëherë pas Konjufcës, me një fjalim popullit të Kosovës iu drejtua edhe ish-kryeministri britanik Blair.
Ai u shpreh i lumtur që gjendet në Kosovë dhe shumë falënderues për mikëpritjen që i është bërë. /Gazeta Enigma
Glauk Konjufca për ish-kryeministrin britanik: Mik i madh Blair
