Grabitje me armë zjarri në Hajvali

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Hajvali.

Një person i maskuar dhe me armë zjarri ka grabitur të gjitha paratë që kishte një person i cili po drejtonte një kamion në dalje të Prishtinës.

I dyshuari sipas informacioneve të para ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Policia e Kosovës tashmë po merren me rastin.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim të numrit të madh të grabitjeve, në mesin e tyre edhe ato nën kërcënimin e armëve./Gazeta “Enigma“./

Related Articles