Granit Xhaka i bie pishman, tregon që tashmë është vaksinuar

Granit Xhaka i bie pishman, tregon që tashmë është vaksinuar

Granit Xhaka ishte njëri prej futbollistëve që refuzonte të vaksinohej me vaksinën anti-COVID.

Mesfushori zviceran me prejardhje nga Kosova duket se është bërë pishman për vendimin që mos të vaksinohet.

Xhaka ka konfirmuar në një intervistë për Blick.com se është vaksionuar me vaksinën anti-COVID.

Ai ka shtuar se duhet të jetë e drejtë e gjithsecilit të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo.

“Unë besoj se çdo person duhet të vendosë vetë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Kur u bë publike se nuk isha vaksinuar, u habita nga reagimi i shumë njerëzve. Faleminderit Zotit që jam mjaftueshëm i fortë për ta përballuar atë”, tha Xhaka gjatë intervistës.

“Jam dakord që ne futbollistët duhet të jemi model, por nuk mendoj se mund të jesh model vetëm nëse je i vaksinuar. Dhe për këdo që është i interesuar: jam i vaksinuar. Por në fakt nuk dua të flas më për Koronën apo vaksinimin. Unë nuk jam mjek, nuk jam politikan, jam futbollist”, është shprehur Xhaka për blick.com

Xhaka më herët kishte rezultuar pozitiv pikërisht gjatë një grumbullimi të Kombëtares së Zvicrës.Lidhur më këtë Federata e Futbollit të Zvicrës ishte shprehur se Xhaka kishte refuzuar që të vaksinohej me vaksinën kundër COVID-19.

“Ai është një lojtar i pavaksinuar. Ne e lëmë secilin lojtar të vendosë vetë për këtë çështje. Është një vendim personal i secilit lojtar, ashtu si çdo person tjetër në Zvicër. Ne të gjithë rekomanduam vaksinimin, por ai vendosi për veten e tij personalisht”, thuhej në njoftimin e Federatës Zvicerane.

Kosova në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars do të këtë për kundërshtar pikërisht Zvicrën me 29 mars duke filluar nga ora 20:45./GazetaEnigma/

Related Articles