Grenell: E turpshme që Hashim Thaçi po mbahet në burg

Grenell: E turpshme që Hashim Thaçi po mbahet në burg

Të hënën i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur sërish për ish presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Enigma.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Related Articles