Grenell i kërkon Kurtit ta kthejë mbrapsht refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian

Grenell i kërkon Kurtit ta kthejë mbrapsht refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon vendi, raporton Gazeta Enigma.

Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.

Më herët ka reaguar edhe kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndihmuar Kosovën, që të paktën të mos ketë mungesë të energjisë elektrike në netët e vitit të ri.

Rama tha se është duke e ndjekur me shqetësim krizën me energji elektrike në të cilën po kalon Kosova.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, shkruan Rama në Twitter. /Gazeta Enigma/.

Related Articles